I akuzuar për vrasje në bashkëpunim, gjykata shuan masën e sigurimit për Burim Durakun

Jun 25, 2022 | 17:24
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kukësit ka shuar masën e sigurimit për të dënuarin Burim Durakun, i cili akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me Paramendim në Bashkëpunim”.

burim duraku

News 24 bën me dije se në bazë të kërkesës së paraqitur nga avokati mbrojtës Sokol Tahiraj, gjykata ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit.

Ky vendim vjen për arsye të humbjes së fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit.

Me shuarjen e masës së sigurimit, Duraku, i cili  dyshohet se vrau në Greqi në maj të vitit 2010 shtetasen Artemis Vasilopou ka fituar lirinë.

Ngjarja sipas autoriteteve vendase ndodhi në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, ku Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke.

Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda.

Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura