I akuzuar për disa vrasje, Nuredin Dumani sillet i plagosur nga Fieri në Spitalin e Traumës

Mar 30, 2022 | 7:32
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit, i cili u kap mbrëmjen 29 marsit në qytetin e Fierit. Mësohet se ai ishte i plagosur në momentin kur u vu në pranga dhe fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Fierit, por më pas është sjellë për në Spitalin e Traumës.

“Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e shtetasit Nuredin Dumani i cili në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar  dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore”, tha policia e shtetit në një deklaratë për mediat.

Mbi Dumanin rëndojnë disa akuza për vrasje, përfshirë edhe atë të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Dumani dyshohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites së djeshme në Elbasan, ku u gjet një mjet tip “BMË” i bërë shoshë nga plumbat.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë automatik. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura