Humbi vajzën 7-vjeçare në aksidentin e Kamzës, flet babai: Vajza tjetër…

Aug 14, 2018 | 11:43
SHPËRNDAJE

Pas aksidentit tragjik në Kamëz, ku humbën jetën një 29-vjeçar dhe një vajzë 7-vjeçare, ka folur i ati i kësaj të fundit.

aksident-ne-kamez-4

Teksa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër, ndodhen ende në spital duke u kuruar për plagët e marra nga aksidenti, Ferid Ndreaj thotë se dy familjaret e tij nuk janë në gjendje aspak të mirë.

 “Vajza e plagosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dëmtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të traumatizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë,” tha Feridi.

Megjithatë sipas mjekëve të spitalit, të kontaktuar nga News24 & BalkanWeb , thonë se gruaja nuk ka dëmtime të rënda ndërsa për vajzën ka mbaruar protokolli mjekësor.

Ngjarja

Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, duke përplasur një djalë të ri me biçikletë si dhe tre këmbësorë.

Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha,  drejtues  i biçikletës dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë nëna Valbona Ndreu dhe vajza tjeter  u plagosën rëndë.

BW

http://www.balkanweb.com/aksidenti-ne-kamez-flet-babai-qe-humbi-te-bijen-7-vjecare-vajza-tjeter-nuk-ngrihet-dot/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura