U helmuan nga alkooli/ Humbin jetën 34 persona në Rusi, dhjetëra të tjerë në gjendje të rëndë në spital  

Oct 10, 2021 | 22:33
SHPËRNDAJE

34 persona kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga alkooli në Rusi, ndërsa 24 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

russia

Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 9 persona. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se vdekja është shkaktuar nga metanoli, i cili ka efekte toksike.

Raportet mjeko-ligjore treguan se viktimat kishin konsumuar alkool që përmbante metanol. Mijëra shishe alkool janë sekuestruar në dyqane dhe magazine.

Mijëra shishe alkool të dyshuar janë sekuestruar në dyqane dhe magazina në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol.

Rastet masive të helmimeve nga alkooli kanë ndodhur edhe në të kaluarën në Rusi, ku 77 persona humbën jetën në vitin 2016 në Siberi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura