Grabitja me armë në Rinas/ Berisha tregon “autorët”: Rojet bënin sehir, kur…

Apr 9, 2019 | 17:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, ku persona të armatosur e të maskuar dyshohet se vodhën një sasi të konsiderueshme parash.

Në një postim në facebook, Berisha akuzon qeverinë si përgjegjëse, ndërsa shkruan se paratë e grabitura, sipas tij do të përdoren për fushatën elektorale të ardhshme.

Grabitja-ne-Rinas-vendi-grabitjes copy

Postimi i plotë:

“Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb

berisha

© Panorama.al

Te lidhura