Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës, deputeti i PD: Gur prove nëse është garante e regjimit të korruptuar të Ramës apo…

Jan 18, 2023 | 9:18
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në shqyrtim këtë të mërkurë dy kërkesa të Grupit Parlamemtar të PD lidhur me mandatin e deputetes dhe Ministres Olta Xhacka.

olta xhacka gjykata kushtetuese

Një grup deputetësh Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Lefter Gështenja, Salaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi dhe Flamur Hoxha, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke nxitur Kuvendin që t’i kërkojë Kushtetueses heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhacka.

Këtë çështje deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar “një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”.

Sipas tij “vetëm në Shqipëri ndodh që një ministër të jetë edhe investitore strategjike”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura