Katër persona grabisin me pistoletë lodër magazinën e postës private në Yrshek, marrin 3 pako dhe arratisen! ‘Arma’ ra gjatë largimit, sekuestrohen kamerat! Gjendet një makinë e djegur në…

Jul 21, 2026 | 16:03

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Tiranës, në ambientet e një kompanie postë private.

policia tirane

Katër persona grabitën 3 pako në një magazinë tregtare në Yrshek.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të mëngjesit të ditës së sotme sipas burimeve të policisë.

Autorët besohet se kanë përdorur një pistoletë lodër, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Autorët u arratisën, kurse policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Nuk bëhet ende e ditur se çfarë përmbanin brenda pakot e grabitura, teksa po verifikohen provat.

Policia po heton për identifikimin e 4 autorëve dhe po mbledh dëshmitë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe pritet të konfirmohet pas verifikimeve.

Ndërkohë, Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e katër autorëve.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura