Ky është momenti kur automjeti luksoz tip ‘G-Class’, me drejtues shtetasin Ajas Sulejmani ka përplasur një çift bashkëshortesh dhe foshnjën e tyre 3 muajshe në vizat e bardha.
Në video, G-Class shihet duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe futet me semafor të kuq duke përplasur çiftin dhe beben e tyre, që ishte në karrocë.
Më pas, automjeti luksoz përfundon në lulishten anash rrugës ku kishte kalimtarë të tjerë, të cilët të tmerruar ikin me vrap për të shpëtuar.
Çifti dhe foshnja e tyre u dërguan në spitalin e Traumës ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 39-vjeçari Ajas Sulejmani braktisi makinën dhe u largua nga vendngjarja. Policia ka vënë në pranga pasagjeri i automjeti, i cili u arrestua pak pas aksidentit nga uniformat blu.











