Foto nga paparazi/ Bashkim Fino në siklet, do të pijë puron dhe të mbajë maskën

May 13, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

Nëse për shumicën prej nesh përdorimi i maskës ka qenë pak i sikletshëm, mesa duket për deputetin e karrierës, Bashkim Fino, ka krijuar edhe një pengesë më shumë sesa frymëmarrja.

Teksa bisedonte me kolegët e tij në oborrin e Parlamentit, Finos i duhej herë pas here të hiqte dorë nga maska për të tymosur purot e tij të preferuara.

Kështu, ai ka alternuar maskën me puron, ndërkohë që miqtë e tij e kanë shoqëruar me biseda dhe tymosje.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura