Jun 24, 2015 | 19:14

Në bandën e përfshirë në përplasjen me armë me Policinë orët e fundit në Lazarat, dyshohet se mund të fshihet një grup i cili ka lidhje me xhihadistët e Shtetit Islamik që luftojnë në Siri. 

Profili i Arbion Alikos

Mes emrave tashmë të identifikuar nga Policia, gjenden edhe persona të cilët në rrjetet sociale duket se janë praktikantë të islamizmit, por jo vetëm kaq, edhe mbështetës të xhihadizmit.

Foto e postuar nga Arbion Aliko

Arbion Aliko është 20-vjeçari i shpallur në kërkim nga blutë, si njëri nga të dyshuarit për sulmin e ndodhur në mbrëmjen e djeshme mbi policinë.

Por në profilin e tij në Facebook, mund të dallosh postime që kanë të bëjnë me thirrje në përkrahje të Allahut, siç janë: Neve na mjafton Allahu. Ai është mb rojtësi më i mirë.

Foto e postuar nga Arbion Aliko ne Facebook

 Ndërsa në një fotografi tjetër që ai e ka postuar, thuhet: Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut…

© Panorama.al

Te lidhura