FOTO/ Arsyeja e çuditshme pse PD humbi 680 vota në Kavajë

Jun 27, 2017 | 14:31
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reduktuar ndjeshëm diferencën e votave me PS-në në Kavajë, po te krahasosh rezultatet në zgjedhjet e mëparshme, në 2015 dhe 2013.

gsh fleta

Në zgjedhjet parlamentare të 2013, PS-ja doli mbi PD-në me rreth 5.500 vota në Kavajë-Rrogozhinë. Kjo diferencë tani është reduktuar në rreth 700 vota.

Ndërkohë, GSH.al mëson se një gafë e PD-së gjatë fushatës elektorale ku i është bërë thirrje elektoratit “votoni 3 dhe 6!” ka sjellë një ngatërresë që nuk i ka kushtuar pak kësaj partie.

Ideja e shtabit demokrat ka qenë: “votoni 3” në fletën e votimit për kryetar bashkie (Isa Sakja) dhe “votoni 6” (PD) në fletën për zgjedhjet parlamentare. Por, ky mesazh nuk është kuptuar nga shumë votues.

Burime nga KZAZ-ja thonë se në fund kanë rezultuar plot 680 fletë votimi të pavlefshme, të shenjuara tek dy numra, tek 3-shi dhe tek 6-a.

Gjithashtu, një tjetër paradoks: Kristiandemokratët kanë marrë 300 vota në garën parlamentare, sepse shumë qytetarë kavajas kanë votuar numrin 3 në fletën e gabuar, pra jo në fletën për kryetar bashkie, por në atë për zgjedhjet parlamentare.

Pra, rreth 300 vetë duke dashur të votojnë Isa Sakjan e PD-së i cili në fletë kishte numrin 3, kanë votuar gabimisht në fletën tjetër. Kështu, kristiandemokratët që as në ëndërr nuk do ti kishin parë 300 vota në Kavajë, janë zbuluar mini-surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Marre nga GSH http://www.gsh.al/2017/06/27/votoni-3-dhe-6-gafa-ne-fushaten-e-pd-sjell-680-vota-te-pavlefshme-ne-kavaje-cdo-flete-ka-2-shenja/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura