Fitoni deri në 2 milionë lekë? Njoftimi i rëndësishëm nga Tatimet, ja taksa që do paguani

Sep 7, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me mbështetjen e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po ndërmerr një fushatë të gjerë informimi për tatimpaguesit.

Platforma e Informimit ofron informacion të plotë dhe të detajuar mbi 11 kategori të ndryshme tatimpaguesish.

Capture-10

Tatimet kanë dhënë fillimisht informacion në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave Juridikë ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë ai nuk është subjekt i TVSH-së (perveç kur blen mallra ose shërbime importi per ti shitur ose ushtron profesion qe i nënshtrohet TVSH-së pavarësisht xhiros) dhe Tatimit mbi Fitimin, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

S’ka rimbursim TVSH-je

Meqenëse nuk je i regjistruar për TVSh, nuk mund të kreditosh (rimbursosh) TVSh-në e paguar për

mallrat/shërbimet e blera.

Megjithëse je nën kufijtë e xhiros për regjistrim si pagues i TVSh-së:

  1. Ke të drejtë të regjistrohesh vullnetarisht si pagues i TVSh-së.
  2. Je i detyruar që të regjistrohesh për deklarimin dhe pagimin e TVSh-së, nëse:
  3. Blen mallra apo shërbime importi për t’i shitur dhe jo për t’i investuar në biznes;
  4. Ushtron një profesion që i nënshtrohet pagesës së TVSh-së, pavarësisht nga xhiroja

Dokumentat që duhen afishuar në ambientet e biznesit:

  1. Certifikata e Regjistrimit (NIPT-i);
  2. Lista e çmimeve të shitjes për çdo mall/shërbim që ofron;
  3. Njoftim-kujdes për klientët që të marrin kuponin tatimor për blerjet me para në dorë si dhe që kanë të drejtë për të mos kryer transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.

Për dokumentimin e shitjeve dhe blerjeve duhet të:

  1. Lëshosh kupon tatimor për çdo shitje me para në dorë;
  2. Lëshosh faturë të thjeshtë tatimore, së bashku me kuponin tatimor kur:
  3. Bën shitje tek një tregtar tjetër, dhe
  4. Blerësi individ të kërkon vetë një faturë tatimore.
  5. Lëshosh faturë të thjeshtë tatimore në rast se shet mallra ose kryen shërbime me pagesë të mëvonshme në bankë;
  6. Lëshosh faturë tatimore nga blloku yt, me shënimin “Faturë e lëshuar nga blerësi”, për blerjet që bën nga individë, persona fizikë jo-tregtarë, dhe shëno në të numrin e kartës së identitetit të tij, në mënyrë që fatura të jetë e vlefshme për qëllime tatimore;
  7. Plotëso faturat e shitjes me të gjitha të dhënat e kërkuara: datën, të dhënat e blerësit, emrin tregtar/emrin e individit, NIPT/Nr. personal, adresën, transportuesin, përshkrimin e mallit/ shërbimit, njësinë, çmimin, vlerën, shumën e faturës, etj;
  8. Bëj mbylljen e kasës fiskale, në fund të çdo dite pune dhe transmeto të dhënat e saj. Të nesërmen regjistrimi i kuponave fillon nga e para;
  9. Merr faturë tatimore të thjeshtë ose me TVSh (në varësi të përgjegjësisë tatimore të shitësit) për çdo blerje të kryer për biznesin tënd.

Deklarimi i të punësuarve dhe të larguarve nga puna dhe i pagave të tyre:

  1. Marrja në punë dhe largimi nga puna deklarohen në llogarinë elektronike:
  2. 1 ditë para marrjes në punë, dhe
  3. Brenda 10 ditëve nga data e largimit nga puna.
  4. Njihen si shpenzime të zbritshme vetëm pagat që paguhen nëpërmjet sistemit bankar.

 Detyrimet Tatimore që duhen paguar

Shuma e detyrimeve tatimore llogaritet duke shumëzuar shumën (bazën) mbi të cilën llogaritet tatimi me shkallën tatimore të caktuar për secilin lloj të tatimit./Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura