Fiton shuma të majme nga koncertet e kontratat, Luiz Ejlli i hyn biznesit në Tiranë, pasi bleu shtëpi në një nga zonat më luksoze…! Planet me Kiara Titon dhe kontrata që nënshkroi me BBV

Jun 24, 2023 | 13:08
SHPËRNDAJE

Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit është totalisht i prenotuar.

kiara tito luiz ejlli1

Por krahas koncerteve të shumta që ka në vendin tonë, duke se lëvizjet e tij më të mëdha do të jenë në SHBA dhe nëpër Evropë. Këngëtari sapo është kthyer nga një tur që organizoi në disa vende të SHBA, ku duhet thënë kërkesat për të kanë qenë të shumta, ashtu si edhe pagesat.

luiz ejlli kiara tito

Nëse në vendin tonë Luizi merrte deri në 10 mijë euro për një natë, pagesat në SHBA janë trefishuar për të. Kjo për faktin se veç performimit të këngëve të tij, fansat kanë pasur edhe mundësi që ta takojnë nga afër dhe të shpenzojnë pak kohë me të. Vetëm pak ditë më parë ai u rikthye nga SHBA, me shifrat e majme që kishte fituar e tashmë ka nisur një tjetër tur, këtë herë për shqiptarët e Anglisë.

luiz ejlli

Duket se edhe atje, pagesat do të jenë të njëjta. Kështu, politikat e menaxhimit të tij kanë ndryshuar, ku tashmë çdo lëvizje nga Shqipëria apo Kosova, do të kushtojë trefish më shumë për ta pasur Luizin të ftuar në netët “live”. Shifrat e majme që ai po fiton, duket se ka vendosur që ti investojë në Tiranë.

luiz-2-2

Bëhet me dije se fituesi i “Big Brother” ka nisur të investojë në blerjen e pronave të ndryshme. Pasi ka bërë të tijën, një shtëpi të re, në një nga zonat më luksoze të vendit tonë, burime pranë tij flasin se ai do të vijojë të blejë të tjera prona apo njësi biznesi, që do ti lëshojë me qira. Është kjo mënyra që ai së bashku me stafin e tij ka zgjedhur për të bërë biznes, teksa pasuria e tij vijon të shtohet.

kiara tito luiz ejlli

Sa i përket raporteve pas “Big Brother, shumë dinamika kanë ndryshuar për të. Më e përfolura është edhe marrëdhënia me dy miqtë e tij, Jonin dhe Maion. Luizi u shpreh se nuk i ka miq të ngushtë. Ajo çfarë çuditi më së shumti ishte deklarata e tij kur tha se ai dhe shoku i tij Joni cili ishte edhe dëshmitarë në dasmë kishin 2 vite që nuk kishin asnjë kontakt.

luizi kiara

Ai gjithashtu sa i përket Meridan Ramcaj u shpreh se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin (moderatori i cili i drejtoi pyetjen). Qe la të nënkuptohej se nuk e njeh mirë, thuajse aspak.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj., kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

luiz kiara martese bashkia tirane (1)

Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Për Luizin ky është një shok i vërtetë, të cilit i ka zbuluar dhe emrin Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.

luiz kiara martese bashkia tirane (3)

Sa u përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht, Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

“Unë kam 2 vjet pa komunikuar me ta nuk kemi pasur asnjë hatër mbetje thjeshtë jemi distancuar dhe kishim 2 vjet që nuk kemi folur”, shprehet ai.

mario deda luiz ejlli

Kjo solli një pakënaqësi të madhe tek Joni dhe Mario ku shpesh i kemi parë të thumbojnë në rrjete sociale. Së fundmi ai ka ndarë një pozë nga koncerti i Elvanës dhe krahas nuk e ka kursyer një thumb për Luizin.

“Elvanës i them VIP unë e jo vedit”, shkruan ai me ironi. Por teksa me miqtë e fëmijërisë raporti ka përfunduar, për Luizin disa miqësi të reja kanë lindur dhe shkak për këtë janë bërë projektet në muzikë. Këtë herë jo vetëm që po bën mikun e mirë, por edhe pajtuesin mes mërive të vjetër të reperave.

luiz-ejlli-big-brother-vip-albania-449993

Të dy reperat Noizy dhe Getoar Selimi kanë qenë mbështetësit e tij brenda shtëpisë së “Big Brother”, madje të dy e kanë mbështetur edhe publikisht Luiz Ejllin duke e postuar në profilet e tyre. Madje me daljen e tij Noizy tha se do ta mbyllte në studio për të bërë këngë të reja, ndërsa nga Geti nuk kemi pasur asnjë reagim.

I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, Luizi ka thënë se po të kishte në dorë ti pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video. Pas filmit që po realizon me Oltën, angazhimi i Luizit do të vijojë në televizion. Duket se pjesë e kontratës së tij me “Top Chanel” është edhe pjesëmarrja sërish në “Big Brother”.

olta gixhari luiz ejlli3

Në media është folur se Luizi do jetë opinionist në sezonin e ardhshëm të “Big Brother Albania Vip 3”. Duke qenë se Arbër Hajdari deklaroi më herët se nuk do jetë më opinionist i formatit “reality”, mbase vendin e tij do e zërë këngëtari. Lajmi është në kuadër të thashethemeve dhe asgjë nuk është zyrtare, megjithatë “ku ka tym, do ketë edhe zjarr” e mbase Luizi, i cili nga këngëtar u bë edhe aktor, do jetë edhe një opinionist shumë i mirë.

1680772247_luizi

Gjithçka duket se po shkon perfekt edhe në jetën private, pasi prej muajsh ai dhe Kiara po jetojnë një histori të bukur dashurie, tashmë edhe të zyrtarizuar. Megjithatë, ndoshta për shkak të impenjimeve, apo për shkak të rregullimeve në shtëpi, çifti ende nuk po bashkëjeton.

luiz ejlli.jp

Një marrëdhënie që shpesh herë ka hasur edhe në probleme, duke aluduar për një ndarje, por çifti duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe i është rikthyer lidhjes së tyre. Vetëm pak javë më parë, tensione u ndjenë mes tyre edhe publikisht. Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet: “Ça Stambolli, ça dua unë aty”. Më pas, një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt “Boll”, tha ai.

luiz ejlli kiara tito

Në këto kushte, të gjithë kanë parashikuar një sherr të mundshëm me Kiarën, e cila vijoi me angazhimin e saj në Turqi, teksa në Tiranë u zhvillua gjithë një zhurmë mediatike për takimin e partnerit të saj me ish partneren e tij. Por, tashmë të gjitha këto janë lënë pas dhe dyshja po shijon ditë të arta, mes parave dhe luksit që i shoqërojnë, si dhe dashurisë që po jetojnë në sytë e shqiptarëve.

kiara-luiz-dasma kiara dhe luiz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura