Portugalia në gjysmëfinale, Polonia eliminohet me penallti (VIDEO)

Jun 30, 2016 | 23:55
SHPËRNDAJE

Portugalia bëhet skuadra e parë që prek gjysmëfinalet e “Euro 2016”. Luzitanët triumfuan me 11-metërsha mbrëmjen e së enjtes ndaj Polonisë.

Polonia dhe Portugalia e mbyllën 1-1 kohën e rregullt mbrëmjen e së enjtes. Këto shifra çuan skuadrat në luajtjen e dy pjesëve të tjera me nga 15 minuta secila, por edhe gjatë kësaj kohe nuk pati ndryshim rezultati.

Penalltitë
Trajneri i luzitanëve, Fernando Santos ia besoi penalltinë e parë Ronaldos. Ky i fundit nuk zhgënjeu duke i dhënë besim ekipit të tij.

Humbja e penalltise nga Blazukovski

Të njëjtën gjë bëri edhe trajneri polak, duke lënë Levandovskin në gjuajtjen e parë. Ylli i Bajernit të Mynihut shënoi, duke rikthyer barazimin në fushë. Por ai që përcaktoi edhe rezultatin final të këtij takimi, ishte humbja e penalltisë Blazukovski.

Ndryshe nga pjesa e parë, në 45′ minutat e dyta polakët dhe portugezët zhvilluan një lojë të kujdesshme, duke u ruajtur nga goli që mund të ishte fatal për daljen nga turneu.

Kristiano Ronaldo pati një rast të mirë për të ndryshuar rezultatin në minutën e 84′, por ylli i Realit të Madridit nuk mundi të shënonte para Fabianskit.

230401596-0f813f5f-f21a-40a6-9f5c-8a9df866665b

Pjesa e parë:
Polonia e filloi me një ritëm më të lartë takimin duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës.

Një top i krosuar në zonë nga krahu i majtë përfundoi në këmbët e Levandovskit, i cili nuk fali duke gjuajtur fort para portës.

Goli i tij është cilësuar nga UEFA si goli më i shpejtë në këtë Europian, si dhe i dyti më i shpejtë në historinë e këtyre turneve, me 1 minutë e 40 sekonda.

Portugezët u kundërpërgjigjen me disa kundërsulme të shpejta të Ronaldos dhe Nanit, por ai që shënoi golin e barazimit ishte Renato Sançes, në minutën e 33′ të pjesës së parë.

Sances gjate festimit te golit te barazimit ndaj Polonise

Para fillimit të ndeshjeve, trajneri i luzitanëve, Fernando Santos, ka shprehur besimin dhe bindjen se ekipi i tij do të shkojë në gjysmëfinale.

Ndërsa në kampin polak janë të vetëdijshëm se ndaj Portugalisë duhet një ndeshje perfekte për t’u kualifikuar, por kanë besimin se mund të hedhin një tjetër hap të sigurt drejt historisë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura