EURO 2016/ Kalendari, kur dhe ku do t’i luajë ndeshjet Shqipëria

Dec 12, 2015 | 19:08
SHPËRNDAJE

Shorti për grupet e Euro 2016 caktoi Shqipërinë në Grupin A bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

2257201_w2

Ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Evropian do të jetë Francë-Rumani, e cila do të luhet më 10 qershor në “Stade de France” në orën 21:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri-Zvicër do të jetë ndeshja e tretë e Euro 2016. Takimi do të luhet më 11 qershor në orën 15:00 në Lens me një stadium me kapacitet 35 mijë spektatorë.

Ndeshja e dytë për Shqipërinë do të jetë ajo ndaj Francës, e cila do të luhet më 15 qershor në Marsejë në orën 21:00. Kurse Zvicra do të luajë me Rumaninë po në të njëjtën ditë në orën 18:00 në Paris.

Kurse ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta ketë ndaj Rumanisë dhe do të luhet në Lion më 19 qershor në orën 21:00, ku në të njëjtën orë do të luhet dhe Francë-Zvicër.

Ndeshjet e Grupit A

10 qershor 21:00 Francë-Rumani “Stade de France” 80 000 vende

11 qershor 15:00 Shqipëri-Zvicër “S. Bollaert-Delelis” 35 000 vende

15 qershor 18:00 Rumani-Zvicër “Parc des Princes” 45 000 vende

15 qershor 21:00 Francë-Shqipëri “Stade Vélodrome” 67 000 vende

19 qershor 21:00 Zvicër-Francë “Stade Pierre Mauroy” 50 100 vende

19 qershor 21:00 Rumani-Shqipëri “Stade de Lyon” 58 000 vende

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura