“Është bota për mua”- Këngëtari i famshëm flet për lidhjen me Era Istrefin: Flasim çdo ditë, e dua shumë

May 25, 2020 | 15:11
SHPËRNDAJE

Era Istrefi është përfolur për një lidhje me këngëtarin e njohur Julian Perreta.

Por të dy këngëtarët kanë sqaruar se midis tyre ka vetëm miqësi dhe se e duan shumë njëri-tjetrin.

Në një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, kur u pyet nëse është në një romancë me Erën, Julian u përgjigj: “Era Istrefi është shoqja ime. Unë e dua shumë. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar botën, kemi jetuar shumë gjëra së bashku. Ajo nënkupton botën për mua.”

Ndërsa më pas u pyet sesa shpesh flet me këngëtaren shqiptare.

“Flas me Erën shumë, çdo ditë,”- shtoi ai.

Këtë postim këngëtarja e ka rishpërndarë në rrjetin e saj social Instagram ku shkroi: “Më mungon shoku im i ngushtë.”

Kështu ata i kanë dhënë fund të gjitha thashethemeve se janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura