Erdogan pret Putinin, bisedime për gazsjellësin turk

Oct 10, 2016 | 18:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me homologun e vet rus, Vladimir Putin, në Stamboll, ku edhe e kanë dhënë përkrahjen për ndërtimin e tubacionit të gazit natyral, një plan ky që u ndërpre për shkak të tensioneve në mes të këtyre dy vendeve.

Erdogan PutinNë fjalime të ndara në Kongresin e Energjisë Botërore, Putin dhe Erdogan kanë thënë se vendet e tyre duan që të vazhdojnë para me projektin turk të tubacionit.

Ky tubacion do të bartë gaz natyral rus për në Turqi dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi 50 vjet që e furnizojmë me gaz natyral Evropën pa dështuar fare,” ka thënë Putin.

Ai ka shtuar: “Dhe meqë ra fjala, me partneret turq, bashkë me presidentin Erdogan, jemi duke biseduar rreth nevojës për të zhvilluar projektin turk të tubacionit.”

Në anën tjetër, Erdogan ka thënë se është pozitiv për ndërtimin e tubacionit të gazit.

“Jemi pozitiv për projektin turk të tubacionit të gazit, i cili do ta në lejojë neve që të marrin gazin, që tashmë jemi duke e blerë nga Rusia përmes Ballkanit, direkt përmes Detit të Zi,” ka thënë ai. Erdogan ka shtuar se puna në këtë projekt është duke vazhduar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura