Eneda Tarifa, një mama super e kujdesshme, ja si sillet me vajzën e saj (FOTO)

Jul 13, 2019 | 20:58
SHPËRNDAJE

Këngëtarja aq e dashur nga publiku, Eneda Tarifa, kohët e fundit i është rikthyer profesionit të saj të dytë, të cilin e bën po aq mirë sa të kënduarit, atë të moderimit. Ajo është shfaqur disa të premte me radhë në moderimin e programit “Top Talent”.

eneda-tarifa-vajza

Si gjithmonë, formatet që kanë të bëjnë me talentet e rinj janë shumë të pëlqyer dhe ky program ishte një sukses. Pa dyshim që talentet e zbuluara në këtë edicion do të jenë asete të shtuara për “Top Cannel” dhe jo vetëm. Ndërkohë, vetë Eneda duket se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë, ku edhe ka kënduar.

eneda-tarifa-vajza1

Por pavarësisht impenjimeve profesionale, duket se Eneda nuk harron asnjëherë të kalojë kohë me vajzën e saj. Ajo u fotografua pak ditë më parë nga paparazzi ynë, teksa këngëtarja me vajzën ishin ulur në një lokal. Ndërkohë që vajza hante një akullore, Eneda ka dashur të kontrollojë nëse ka temperaturë dhe ky ushqim i ftohtë mund të mos ishte i përshtatshëm për të.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura