EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri një person. Viktima me plagë në kokë

Aug 9, 2020 | 8:55

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në bashkinë e Vaut të Dejës, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkjezë, ku viktima, 27-vjeçari Gjin Ndoji, është gjetur i pajetë në rrugë, me një plagë në kokë.

policia-rruge-600x329
foto ilustrim

Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B.,  27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura