Emrat e deputetëve aktualë që nuk do jenë në Parlament këtë legjislaturë

Jun 27, 2017 | 16:28
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur edhe pak kuti në rang vendi pa numëruar, dhe shpërndarja e mandateve deri tani është PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 mandat, nuk mund të mos bjerë në sy se shumë nga emrat e njohur të kampit blu dhe rozë nuk janë renditur te fituesit deri tani.

kuvend deputete

Kështu, me një sy në gjithë qarqet sipas mandateve, deri në numërimin e mëngjesit emrat të njohur deputetësh të PD, nga Ristani, Duka, Zogaj, Bogdani etj mbeten jashtë Kuvendit.

Ben Blushi nuk arriti dot të hyjë në Parlament, edhe pse morën rreth 20 mijë vota. Ehe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda do i mungojne Parlamentit. Ndërsa nga LSI bie në sy emri i Sokol Dervishajt. Edhe në listën e Partisë Socialiste janë të paktën 3 emra që me këto rezultate nuk do të jenë deputetë. Spartak Braho dhe Milena Harito në kryeqytet dhe Safet Gjici në Kukës.

Këta janë 12 kandidatët e PD që deri tani janë humbës

Emrat

Astrit Veliaj

Agron Duka

Luciano Boçi

Roland Bejko

Andrea Mano

Alban Zeneli

Prec Zogaj

Gert Bogdani

Arben Ristani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura