Elvis Naci rrëfen prapaskenat e ‘Top Show’: Më gënjyen, donin sherr

Sep 21, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Këto ditë ka qenë temë ditore debati që u mbajt në ‘Top Show’, ku në atë emision ishin të pranishëm dy imam.

elvis-620x330

Hoxhë Elvis Naçi ka shpjeguar në një video se në atë emision është ngritur kurth, duke treguar prapaskenat e emisionit. Ndër të tjera tha se disa njerëzve po u pengon ngritja e pozitës së imamit në shoqëri.

“Nëse këngëtarët, artistët, futbollistët bënë të kenë famë, pse një hoxhë është mëkat të jetë i famshëm. Unë se llogarisë famë, por e llogarisë dashurisë për hir të Allahu”.

“Kur më kontaktuan për emisionin Top show, i pyeta si do jetë, më thanë do jesh me një hoxhë tjetër, më thanë që hoxha ka folur për disa cështje, për cështjen e vetullave, etj, dhe më thanë që s’do jetë në një studio por në një studio tjetër. I thashë unë sdua të bëj debat me asnjë hoxhë, i vura një kusht që unë sdua të flas për cështje të cilat ti i përmende për hoxhën Omer Bajrami. I thashë ftoni një jo dy.

Hoxhën Omer Bajrami e mbajtën 45 minuta, më shumë se c’më kishin thënë mua, e ndieva që ato donin ta nxirrnin Islamin patjetër si fe që merret me cështjen e vetullave, dhe më bëri shumë keq aty ku isha.

Hoxhe Bajrami është shprehur më mbrapa dhe ka thënë se unë doja të sqaroja këto cështje se më kanë mveshur gjëra që s’i kam thënë. Kur u krijua kjo situatë unë u mërzita sepse po shikoja që me minuta të tëra njerëzit e kuptova që ato po dëgjojnë gjëra për islamin që s’duhet t’i dëgjojnë”, thotë Naci.

Ai ka dënuar edhe gjuhën denigruese që është bërë në mediat sociale duke thënë se ata kanë përgojuar dhe ata mashtrojnë në emër të argumenteve fetare.

Ja çfarë ka thënë ai në këtë video:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura