Eliminimi i komandantëve të lartë rusë, Vladimir Putin thërret për ‘përforcime’ gjeneralin obez në pension! Do drejtojë forcat ushtarake në Ukrainën lindore

Jun 26, 2022 | 13:57
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur në luftë një gjeneral obez të dalë në pension. Ai do të marrë komandën e forcave në Ukrainë pas eliminimit të disa komandantëve të lartë në betejë.

Capture

Gjenerali Pavel, 67 vjeç, është thirrur teksa ishte pensionuar duke u vendosur në periferi të Moskës dhe i është kërkuar të veshë uniformën e ushtrisë së tij të prodhuar dhe të shkojë në frontin e luftës në Ukrainën lindore.

Atje ai do të marrë drejtimin e forcave speciale ruse që veprojnë në rajon pasi ish-komandanti i kësaj njësie u plagos rëndë në luftë.

Sipas mediave, ai ha pesë vakte në ditë dhe konsumon një litër vodka. Që nga kthimi në shërbim, atij i është dashur të bëjë një uniformë të posaçme dhe të veshë dy parzmore në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura