EKSKLUZIVE/ Volfsburgu i bën ofertë 400 mijë euro Kukësit që ndeshja të luhet në Gjermani, merret vendimi për sfidën

Sep 8, 2020 | 11:12
SHPËRNDAJE

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Volfsburg i ka bërë ofertë Kukësit për ndeshjen e 17 shtatorit. Gjermanët nuk kanë dashur që të marrin rrugën drejt Shqipërisë dhe për këtë motiv u kanë kërkuar “rokadën” verilindorëve, pra që ndeshja të luhet në “Volsfsburg Arena” dhe jo në “Air Albania”. Nëse nënkampionët do të binin dakord, nuk do të dilnin “thatë”.

51C12849-2F4A-42BC-9D1A-58E63BC4159F 

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ka qenë vetë drejtori Nderim Nexhipi që ka marrë pjesë në këto negociata. Ai është një njohje e vjetër e gjermanëve, pasi edhe ka luajtur për Volfsburgun. Kjo ka qenë ide e gjitha e kundërshtarëve, prej situatës së krijuar nga “COVID-19”.

PËRFITIMET DHE UEFA

Nga kjo marrëveshje, Kukësi do të përfitonte 400 mijë euro, shto këtu edhe shpenzimet e udhëtimit apo fjetjen që do të ishin që të gjitha të hequra. Do të ishte pala gjermane që do i mbulonte ato, prej parave që do të vinin kryesisht prej sponsorëve apo të drejtave televizive.

Kukesi5

Të pyetur nga gazeta janë vetë drejtuesit e klubit të cilët e pranojnë këtë fakt. Edhe pse vetë presidenti Safet Gjici nuk e ka pasur me shumë qejf këtë zhvendosje të ndeshjes në Gjermani, është vetë UEFA që nuk e ka aprovuar këtë plan. Qeveria europiane e futbollit nuk e lejon një gjë të tillë, derisa më herët është përcaktuar që kjo përballje të luhet pikërisht në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura