Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë

Aug 7, 2015 | 20:46
SHPËRNDAJE

rama1

Marrë nga Postbllok.com

Portali amerikan Foxy LadyNews e ka renditur Ramën të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë. Pas listës së liderëve më të bukur, nga Hottest Heads of State, ku kryeministri shqiptar zuri vendin e 22, më në fund Shqipëria arriti të renditet në krye të një liste botërore. Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas shumë liderë të tjerë si p.sh homologun e tij serb Aleksander Vučić apo presidentin turk Tayip Recep Erdoğan.

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. «Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët». Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.

Zëra nga PS bëjnë të ditur se Rama ka në kokë një ide brilante për të fituar një tjetër trofe në qeverisje. Sipas tyre maxhoranca ka gati projektin për të arritur vendin e parë në renditjen e kabinetit më të gjatë në botë. Për këtë Kryeministri ka pikasur disa eksponentë të partisë së tij, të cilët mendon t’i emërojë ministra pikërisht për shkak të shtatlartësisë.

Gjatesia e TijKjo ka filluar të turbullojë ujërat në PS, duke vendosur në arlarm disa ministra, teksa ka shuar shpresat e disa të tjerëve për të fituar simpatinë e kryetarit. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka marrë frymë lirisht duke u rehatur i sigurt në karriken e tij, pavarësisht skandaleve me ilaçet, ndërsa anëtarë të kryesisë, si p.sh Bashkim Fino, e kanë parë këtë si një nismë me prapavijë politike. Në këndvështrimin e tyre Rama kërkon të gjejë sebep për të bërë ndryshime pa krijuar idenë se qeveria nuk po punon siç duhet. Rama është shprehur i gatshëm t’i montojë Sajmir Tahirit një palë proteza vetëm e vetëm për të mos e humbur një ministër(im) të tillë.

Të tjerë ministra dhe anëtarë të PS-së kanë filluar të veshin këpucë me taka 12-18, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të ndryshojnë modelin e flokëve duke i gufuar ato për lart, model hippy. Shqetësimi i vetëm për kryesinë mbetet te sabotimi që mund t’i vijë kësaj nisme nga ministrat e zgjedhur prej sipërmarrjes së LSI. Ka zëra që thonë se LSI po përgatitet të triumfojë në një tjetër garë, atë për qeverinë me peshën më të rëndë, – të xhepave, kuptohet. Pronrari i LSI paska pohuar me buzagaz se «shishja e parfumit është përherë e vogël». Kryeministri i paskësh thënë në distancë, me qetësi e dashuri, se edhe shishja e analizave nuk është më e madhe. Lum si ne që na ranë shishet e të gjitha përmasave.  RamaVeliaj-basketboll

I pyetur për këtë projekt, Erion Braçe ka ironizuar lidershipin e partisë së tij duke u shprehur: «s’matet burri me pëllëmbë, as me kandar e as me trashësinë e zërit». «Ja», vazhdon ai, «unë mund të marr pak testosteron apo edhe saharinë e të kërcej si kangur, por kjo nuk ma heq dot sharmin e Colit të breshkave». Braçe u shpreh se nuk ka asnjë konflikt interesi në këtë qendrim të tij ndaj nismës së qeverisë dhe se ai ka qenë gjithmonë në shërbim të partisë, pavarësisht nëse zgjidhej apo jo në poste drejtuese. Ndërkohë nga miq dhe të aftërm të tij citohet të ketë thënë në privatësi se ka bërë gabim që në rininë e hershme ka preferuar ping-pongun në vend të sporteve të tjera me dorë, fjala bie të basketbollit, duke shprehur disi zilinë edhe për Erionin tjetër, i cili ushtrohet në këtë sport prej kohësh, megjithëse edhe vjelja e fiqve është praktikë e njohur zgjatimi sipas darvinizmit politik: mund të të bëjë edhe kryetar. S’ka gjë më të bukur se kur zogjtë e shqipes fluturojnë kaq lart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura