E trishtë/ Prej dy muajsh në spital, ndërron jetë vajza e aksidentuar

Dec 23, 2020 | 10:21
SHPËRNDAJE

qkuk-600x347

Policia e Kosovës bën me dije se në spital ka ndërruar jetë një e mitur nga Peja, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga një aksident që kishte ndodhur më 2 tetor të këtij viti.

“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare e cila kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve nga aksidenti në trafik, me datën 22.12.2020 ora 18:00 ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura