Dosja hetimore/ Si u zbardhën vrasjet e bujshme pas pengmarrjes në autostradë. Dëshmia e Indrit Beqirajt pasi e lanë të lirë: Na goditi një makinë, pas saj erdhi një tjetër dhe…

Oct 6, 2022 | 15:10
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka zbardhur detaje nga dosja hetimore ndaj vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, ku tregohet se si nga ngjarja në autostradë në datën 2 tetor, të goditej një grup kriminal i akuzuar për disa vrasje dhe të arrestoheshin 14 persona.

Në dosje thuhet se në datën 2 tetor, rreth orës 12.00, në rrugën interurbane Durres – Tirane, shtetasit Gentjan Beqiraj drejtues motociklete Piaggio dhe pasagjer vellaj i tij Indrit Beqiraj, jane goditur ne levizje nga nje mjet me ngiyre te zeze.

Pas kësaj, pranë tyre është afruar edhe nje mjet tjetër dhe disa persona kanë dalë nga mjetet, ku kanë nisur të dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj.

Më pas këta persona kanë marre me dhunë në njerin nga mjetet, shtetasin Indrit Beqiraj dhe të tre telefonat e tyre personale.

Por i mbetur në mes të rrugës, vëllai i tij Gentjan Beqiraj ka njoftuar policine për pengmarrjen e vëllait të tij.

Por pas gjysmë ore nga marrja e njoftimit për ngjarjen kriminale në autostradë, Indrit Beqiraj ishte lene i lire dhe u paraqit ne Drejtorine Vendore te policise Durres, ku ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke krijuar dyshime se autore te ngjarjes jane persona që kanë lidhje me shtetasin Aleksander Laho.

Në dosjen hetimore thuhet se Indrit Beqiraj ka deklaruar “me vetepergjegjesi dhe faktin qe dhee ai ne bashkepunim me Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkepunuar me njeri tjetrin, te nxitur kundrejt pageses nga shtetasi Kasander Noga, e mes pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, te nxitur kane dashur te vrasin me arme zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu banues ne Fier si dhe nipat e tij; si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durres, ku per kryerjen e ketyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli ju jane dhene arme zjarri pistoleta te llojeve te ndryshme, kater cope, si dhe nje autoveture me targa te huaja e kane marrë dhe nje banese me qira ne Tirane.

Po ashtu kane marre dhe nje arme automatik tip kallashnikov e fisheke nga shtetasi Armando Daka, banues ne Plazh Durres, si dhe te shthyre nga Flamur Bejko kane blere nje arme pistolete nga shtetasi Armando Lama dhe kane siguruar dhe lende plasese dinamit te blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqize, me te cilin do te demonin apo shkaterronin pronen e disa djemve qe kishin konfllikt me Flamurin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura