DOKUMENTI/ Drejtuesi i komunitetit Egjiptian i dënuar në Gjermani pritet të bëhet deputet. Kush është kandidati në listën e PD që kërkoi azil politik pas zgjedhjeve

May 13, 2019 | 17:57
SHPËRNDAJE

Ervis-Meco-partia-rome11Një tjetër kandidat i listës së Partisë Demokratike ka shkelur sot vendimin politik të opozitës, duke kërkuar mandatin e deputetit në KQZ.

Behet fjalë për Ervis Meçon, kandidatin e PD-së së Qarkut të Vlorës. Meço në zgjedhjet e shkuara ka qenë në listën e Qarkut të Vlorës i fundit në listë, pra me numër 13.

Ai ka depozituar sot kërkesën në KQZ për të marrë mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë ti bashkohet “opozitës së re”.

Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin.

Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate për PD-në dhe kandidatët e saj garuan me siglën e PD-së në zgjedhje.

Kandidati i komunitetit Egjiptian në formularin e tij të dekriminalizimit sqaron se është dënuar në gjermani me 30 ditë burg.

Ervis-Meco copy

Ai saktëson se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar.

Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim.

Po ashtu kandidati që pritet të futet në Parlament, Ervis Meço shkruan në formular se për katër muaj ka qendërzuar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin.

Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, kandidati për deputet ka shkuar në gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

Rivelino-Cuno-Ervis Meco

 Çfarë thoshte gjatë fushatës me PD në Vlorë
(Shiko videon)

ervis-meco-denimi copy

ervis-meco-denimi-dekriminalizimi copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura