Detajet/ Burri që vrau gruan u pushua nga puna se ngacmoi seksualisht…

Nov 10, 2017 | 9:15
SHPËRNDAJE

Zbulohet shkaku i largimit nga puna te shqiptarit Dritan Sulollari, i cili nje dite me pare theri gruan e tij Migenen, me te cilen thuhet se ishin ne proces ndarjeje.

Mediat italiane raportojne se 37-vjeçari Dritan Sulollari ishte pushuar nga puna pese muaj me pare ne restorantin ku punonte, pasi ai ishte akuzuar per ngacmim seksual.

Pronari e kishte pushuar, pasi Dritani ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht nje kolege. “Dritani kishte molestuar nje kolege dhe rasti u be i njohur pasi vete kolegja kishte bere denoncimin”- shkruajne mediat italiane.

Emra+foto/ Thikë në fyt gruas, ja dyshimet e para të krimit. Çifti shqiptar prej 19 vitesh në Itali

Nje tjeter krim i rende vjen nga Italia me protagoniste nje shqiptar. Mediat italiane, raportojne se nje shqiptar ka masakruar gruan, nderkohe qe ne shtepi ka qene edhe  femija i tyre, nje djale 8-vjec.

11687_10202580776999233_4268856438659856313_n

‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, kane qene fjalet e tij ne telefon per policine italiane.

Sipas policisë italiane gruaja identifikuar si shtetasja Migena Kellezi, është qëlluar për vdekje me thikë nga burri Dritan Sulollari, mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku jetonte së bashku me te dhe më fëmijën 8-vjec.

10675804_10201542071632248_7013788328512203328_n

Nga dyshimet e para, thuhet se debatet e shpeshta kishin nisur qe kur i autori kishte mbetur pa pune. Migena ishte ajo qe punonte dhe mbante familjen e prej kesaj kohe, debatet ishin bërë më të shpeshta dhe deri sot sa përfunduan në tragjedi.

Çifti kishte në Itali 19 vjet dhe burri kishte punuar në sektorin e hotelerisë.

Burri pasi e kishte vrarë ka telefonuar në polici ku ka treguar për krimin. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen.

Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri. 37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët.

Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi.

 

1 2 3 4 5 6 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura