Detaje të reja/ Vrasja e studentes britanike në Greqi, mediat greke: Policia është e bindur se autori është…

Jun 17, 2021 | 19:04
SHPËRNDAJE

greqi-krimi

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e nënës 20-vjeçare, Caroline Crauts në Greqi. Nga ajo çfarë shkruajnë mediat greke, autori i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos.

Sipas policisë, ato çfarë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar, janë kamerat e sigurisë dhe ora biometrike e 20-vjeçares, e cila tregon kohën reale të vdekjes, që nuk përkon me atë që kishte dëshmuar bashkëshorti i saj në polici.

Këto dyshime janë hedhur dje kur policia, duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, i kërkoi Babis Anagnostopulos të kthehej në Athinë nga Alonissos për t’u ripyetur.

Në mënyrë që policia mos ta trembte bashkëshortin e 20-vjeçares, ata pranuan që ai të qëndrojë dhe një ditë tjetër në Alonissos, në mënyrë që të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së re.

Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë Apostolos Skrekas, në njoftimet e emergjencës këtë pasdite, piloti u mor me anije dhe u dërgua në Skiathos dhe prej andej me helikopter për në Athinë, ku dhe ndodhet aktualisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa javë më parë në Greqi, ku 20-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj pranë fëmijës 11 muajshe. Ishte pikërisht bashkëshorti i saj që njoftoi policinë duke deklaruar se 3 persona kanë hyrë në shtëpi për të grabitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura