Dështojnë negociatat, Rama nuk pranon kushtin e opozitës. Basha largohet

Apr 25, 2017 | 20:03
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kanë dështuar negociatat me ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein mes mazhorancës dhe opozitës për t’i dhënë fund krizës politike.

Takimet e ditës së sotme janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në disa raunde. Mirëpo në të fundit, Basha është larguar i pari.

Burime të “Panoramës” thonë se Basha nuk ka hequr dorë nga kushti i tij për qeveri teknike. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka pranuar që të lëshojë shumë nga ana e Policisë së Shtetit, si shkarkime të drejtuesve aktualë dhe dha garanci për mospërfshirjen e saj në zgjedhje.

Gjithashtu, Rama ka pranuar që të shtohet numri i vëzhguesve të zgjedhjeve, por kurrsesi s’ka pranuar qeverinë teknike.

Në këtë mënyrë, Basha nuk ka pranuar të ulet në negociatë me të dhe është larguar nga Pallati i Kongreseve.

ORE PAS ORE

Ora 19:45 Pas largimit të Ramës, Metës e Bashës nga Pallati i Kongreseve, janë larguar edhe zyrtarët e BE David McAllister e Knut Fleckenstein si dhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

McAllister ka thënë për gazetarët se do të bëjnë më të mirën për të zgjidhur krizën.

Deklarata e tij ka lënë të nënkuptohet se do të ketë negociata të tjera mes palëve.

Ora 19: 40 Ka përfunduar takimi Fleckenstein-Rama-Meta. I ngacmuar nga mediat Rama nuk komentoi asgje per takimin vetem shkembeu nje batute me gazetaret.

Negociatori David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, duke dale nga nje takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha ne seline e PD. McAllister dhe Fleckenstein ndodhen ne Tirane, per te negociuar me partite me te medha, per ti dhene fund krizes politike ne vend./r/n/r/nNegotiator David McAllister and MEP Knut Fleckenstein, leaving from a meeting with PD leader Lulzim Basha in PD's headquarters. McAllister and Fleckenstein are in Tirana to negotiate with the bigger parties to end the political crisis in the country.

Ndërsa Meta ka preferuar të mos bëjë asnjë koment. “Nuk ka asnjë koment. Nuk kam asnjë koment për të bërë. Faleminderit, faleminderit”, tha Meta.

Më pas i thërret Taulant Ballës ku shikohet se është larguar në të njëjtën makinë me Metën.

NEGOCIATORET TAKOHEN ME METEN - /r/n/r/nNEGOTIATORS MEETS WITH META -

Ora 19:30 Kreu i Patrisë Demokratikë Lulzim Basha ka përfunduar takimin me zv.Presidenti i PPE-së, David McAllister, qe u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve.

Negociatori David McAllister duke dale nga nje takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha ne seline e PD. McAllister dhe Fleckenstein ndodhen ne Tirane, per te negociuar me partite me te medha, per ti dhene fund krizes politike ne vend./r/n/r/nNegotiator David McAllister, leaving from a meeting with PD leader Lulzim Basha in PD's headquarters. McAllister and Fleckenstein are in Tirana to negotiate with the bigger parties to end the political crisis in the country.

Basha nuk ka dashur të japë deklaratë për media, por i ngacmuar nga gazetarët,  tha se takimi ka përfunduar shpejt pasi kishte mbaruar punë me bisedimet.

Ndersa PD menjehere ka dele me nje deklarate per media, ku ben me dije se kerkesa e opozites per qeveri teknike dhe mandatin e saj eshte e pandryshueshme.

Negociatori David McAllister duke dale nga nje takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha ne seline e PD. McAllister dhe Fleckenstein ndodhen ne Tirane, per te negociuar me partite me te medha, per ti dhene fund krizes politike ne vend./r/n/r/nNegotiator David McAllister, leaving from a meeting with PD leader Lulzim Basha in PD's headquarters. McAllister and Fleckenstein are in Tirana to negotiate with the bigger parties to end the political crisis in the country.

Ora 19: 00 Burime te Panorama, bejne me dije se pas takimeve te para, McAllister po zhvillon nje takim me Bashen, ndersa Fleckenstein po bisedon me Ramen dhe Meten.

Takimet mes paleve po zhvillohen tek Pallati i Kongreseve, ne dy ambiente te ndryshme. Ne takime pritet te diskutohet mbi mundesine per dialog mes paleve.

Gjithashtu behet e ditur se Basha nuk terhiqet nga qeveria teknike ndersa Rama nuk e pranon nje kerkese te tille.

Ora: 17:30 Ka përfunduar takimi 90-minutesh mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PPE-së David Mc Allister dhe PE, Knut Fleckenstein.

Ora 16:20 Dy zyrtarët e PPE-së David McAllister dhe PE, Knut Fleckenstein, pas takimit që patën me Ramën dhe Metën në Kryesinë e Kuvendit, i janë drejtuar dhe selisë blu ku po zhvillojnë një takim me kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Ora: 16: 09  Ka përfunduar takimi i mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta me zv.Presidenti i PPE-së dhe David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein. Takimi ka zgjatur rreth një orë. Nga ana e palëve nuk ka pasur asnjë prononcim për media.

Ora 15:05  Zv.Presidenti i PPE-së, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein, janë futur në ambientet e Kuvendit për të nisur bisedimet me palët.

Ora 14:56

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla kalojnë afër çadrës së PD-së dhe shkojnë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ku së bashku me Metën do takohen me dy zyrtarët e huaj.

eurodeputet
Dy zyrtaret ne kryesine e Kuvendit

Zbulohen kushtet e Ramës dhe Bashës para nisjes së takimeve me zyrtarin e Brukselit

Zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein do të mbërrijnë sot në Tiranë me misionin e zgjidhjes së ngërçit politik përmes një marrëveshjeje të dakordësuar mes palëve, shkruan “Panorama”.

1

Ardhja e dy përfaqësuesve të lartë europianë shihet si shansi i fundit për t’i bërë palët të reflektojnë në kërkesat e njëra-tjetrës dhe të gjejnë një zgjidhje për zhvillimin e zgjedhjeve normale parlamentare.

Pasi kanë kontaktuar në mënyrë intensive mes palëve, zv.presidenti i PPE-së dhe eurodeputeti Fleckenstein do të vijnë sot në Tiranë për t’u bërë një ofertë konkrete për zgjidhjen e krizës aktorëve kryesorë politikë në vend.

Burime të “Panorama” sqarojnë se e sigurt është që nuk do të ketë një tryezë të përbashkët Rama- Meta-Basha, për aq kohë sa këta të fundit nuk do të kenë rënë fillimisht dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje politike.

Sipas burimeve, fillimisht dy negociatorët gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein, do të zhvillojnë takime me dy drejtuesit e koalicionit të majtë, Rama e Meta. Sipas burimeve, Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çdo kusht apo zgjidhje të ofruar nga opozita me kushtin e vetëm që ajo të jetë një ofertë që nuk shkel Kushtetutën.

I gatshëm për të negociuar dhe për të arritur drejt një marrëveshjeje të dakordësuar, ka qenë edhe kreu i opozitës Basha. Por ndryshe nga kreu i qeverisë, për Bashën me rëndësi është që të ketë një zgjidhje politike, çfarë nënkupton krijimin e një qeverie teknikedhe shtyrje e datës së zgjedhjeve.

Pas takimit me Kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta, negociatorët kanë përcaktuar edhe takim me kreun e opozitës Basha. Por sipas burimeve, në takim me Bashën nuk do jetë i pranishëm eurodeputeti Knut Flenckenstein, por vetëm zv.presidenti i PPE-së, David McAllister.

Takimet e veçanta të negociatorëve me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës do të jenë përcaktuese lidhur me thirrjen e një takimi të përbashkët nga negociatorët, apo largimit të tyre nga Shqipëria pa marrëveshje.

JUXHIN MUSTAFARAJ/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura