‘Dënohen’ deputetët kosovarë, s’ka pushime pa u votuar Gjykata Speciale

Jul 24, 2015 | 15:22

Kreu i Kuvendit të Kosovës Isa Mustfa, nuk ka dhënë ndonjë ditë apo datë kur do të mbahet seanca parlamentare për votimin e Gjykatës Sepsiale. Por, ai gjatë një konference për mediat, ka thënë se nuk do të ketë pushim pa u themeluar Gjykata Speciale, raporton “Zëri”.

isa
“Çështja e Gjykatës Speciale është çështje në të cilën po punohet. Ajo që tani mund t’ki them është se kemi kërkuar nga deputetët që të mos shkojnë në pushim para se të vendosë Kuvendi për Gjykatën Speciale, përkatësisht para se ta riprocedojmë në Kuvend. Nuk mund të flasë për data, po iu flas për një përkushtim tonin që ajo çështje të kryhet dhe jemi të përkushtuar që të bëhet para pushimeve të Kuvendit”, ka deklaruar ai. 

© Panorama.al

Te lidhura