Dëmtimi në gju, Ronaldo rrezikon karrierën

Jun 19, 2014 | 13:28
SHPËRNDAJE

Botëror thuajse i përfunduar për Kristiano Ronaldon, por kjo është më e pakta për të cilën shqetësohen te Portugalia. Lajmet e mediave spanjolle dhe portugeze shkojnë edhe më tej teksa parashikojnë një përfundim para kohe të karrierës së dy herë “Topit të Artë”. Shkak mund të bëhet dëmtimi në gju, si dhe kokëfortësia e vetë lojtarit. Ky i fundit nuk ka dëgjuar këshillat e mjekëve, të cilët i patën kërkuar një regjim të fortë, me qëllim rikuperimin e plotë pas dëmtimeve të herëpashershme në gju. Sipas asaj që ka publikuar “El Confidencial”, lëndimi i gjurit, i cili është zvarritur për disa javë nga lojtari edhe për faktin se ka dashur të luajë ndaj Gjermanisë, i është rikthyer dhe tani ai rrezikon që t’i thyhet, në rast të ndonjë përplasjeje sado të vogël në fushën e lojës. “Dëmtimi i tij nuk po përmirësohet, madje edhe pas rezonancës magnetike të bërë të shtunën rezultatet nuk kanë dalë mirë”. Por Ronaldo i ka shpërfillur duke zbritur në fushë dhe duke luajtur ndaj Gjermanisë, ndeshje e cila në një farë mënyre vërtetoi se lojtari ishte shumë larg formës. “Ose duhet të pushojë derisa t’i përmirësohet gjendja, ose e ardhmja e tij është në rrezik”, ka thënë mjeku Noronha për këtë media. Ky i fundit ka kërkuar pushim absolut, sepse gjuri vazhdon të përkeqësohet.

Ndeshjet
Sot
Kolumbi-Br.Fildishtë    18:00
Uruguai-Angli        21:00
Japoni-Greqi        00:00

20/06/2014
Itali-Kosta Rika    18:00
Zvicër-Francë        21:00
Honduras-Ekuador    00:00

21/06/2014
Argjentinë-Iran    18:00
Gjermani-Gana    21:00
Nigeri-Bosnjë H.    00:00

22/06/2014
Belgjikë-Rusi        18:00
Kore Jug-Algjeri    21:00
SHBA-Portugali    00:00

23/06/2014
Australi-Spanjë    18:00
Holandë-Kili        18:00
Kamerun-Brazil    22:00
Kroaci-Meksikë    22:00

24/06/2014
Kosta Rika-Angli    18:00
Itali-Uruguai        18:00
Greqi-Br.Fildishtë    22:00
Japoni-Kolumbi    22:00

25/06/2014
Bosnjë H.-Iran        18:00
Nigeri-Argjentinë    18:00
Ekuador-Francë    22:00
Honduras-Zvicër    22:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura