Deklarata e Dedes, replikon Nexhipi: Tirana e pa vjet si doli me Kukësin

Dec 23, 2020 | 10:07
SHPËRNDAJE

“Lojtarët do të jenë më të motivuar pasi të lexojnë deklaratën e Dedes”, kështu shprehet Nderim Nexhipi pasi pyetet për fjalët që numri një i stolit të Tiranës tha mëngjesin e djeshëm në konferencë. Drejtori i Kukësit, në deklaratën e dhënë për “Supersport”, nuk ngurron t’ua kthejë mbrapsht ngacmimin bardhebluve, duke u kujtuar atyre përballjet e sezonit të shkuar, ku verilindorët fituan tre herë, ndërsa Tirana vetëm një herë.

Nexhipi-2

“Këto ndeshje janë më të bukurat e sezonit. Është mëkat që do të luhet pa tifozë. Shpresoj të bëhet një ndeshje e mirë. Besoj se ekipet janë futur me ambicie këtë sezon dhe këtë e dinë të gjithë”, tha fillimisht Nexhipi.

DEKLARATA E DEDES – “Do ta shohim atë nesër (sot) pas ndeshjes si do të shkojnë gjërat. Çfarë të them më shumë? E kam theksuar se këtë sezon e filluam jo mirë kampionatin, por mendoj që e kemi marrë shumë veten tani. Po ngrihemi dhe po rritemi. Unë u flas shumë çunave. Deklarata e Nevilit është e tij dhe s’më intereson fare, të them të drejtën. Nuk mund t’u flas unë futbollistëve për këtë sepse lojtarët e lexojnë vetë se çfarë ka thënë ai. Ata do të jenë më të motivuar kur ta dëgjojnë. Edhe sezonin e kaluar, Tirana në përballjet me Kukësin, shihen rezultatet si kanë qenë. Për mua është ndeshje e rëndësishme”, përgjigjet në distancë drejtori i skuadrës verilindore.

SITUATA – “Kur në një ekip vijnë lojtarë të rinj, është e nevojshme koha. Futbollistët tanë e kanë fituar besimin dhe e dinë lojën me njëri-tjetrin. Si ekip po bëjnë mirë e më mirë. Skuadra ka potencial dhe do ta tregojë fare mirë në sfidat e ardhshme. Të gjitha derbet që na presin do t’i luajmë në Elbasan. Besoj se nesër (sot) do të jetë ashtu siç jemi mësuar të jetë”, përfundoi prononcimin e tij Nderim Nexhipi, që në njëfarë mënyre karikon edhe skuadrën kuksiane para ndeshjes me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura