“Ku ishin artistët kur u shemb Tirana historike?”, Demalia: Teatri duhet të rindërtohet

Feb 15, 2018 | 9:07
SHPËRNDAJE

Debati për teatrin është në një pikë shumë të nxehtë, pasi artistët dhe ministria janë duke replika të ashpra.

Në kuadër të këtij debati Ilir Demalia në një analizë të të tijën ka treguar një pikëpamje se si mund të zgjidhet ky debat.

Për të teatri kombëtar duhet që të shembet dhe të ndërtohet një i ri në atë vend që është. Por ai edhe pse në shkrim mbron idenë e artistëve për mos largimin nga ajo godinë shkruan se artistët kanë heshtur kur është shkatërruar Tirana historike.

Shkrimi i plotë

Ky vend është i shkelur nga një turmë që ushqejnë një fare urrejtje kundër bukurisë.

Ku ishin aktorët kur u shkatërrua skena e madhe Tirana?

Këto ditë aktorët apo komuniteti artistëve janë ne debate-proteste ne lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Godina e Teatrit Kombëtar është një godinë e ndërtuar me pupulite provizorisht në vitet 20’ si kinema dhe quhej Kinema Kosova me kapacitet 200 vetë. Ne vitin 1945, grupet e teatrove partizane që zbritën nga malet, krijuan teatrin, i cili u vendos në 1945 aty ku vazhdon të qëndroj dhe sot si kufomë fizike dhe artistike.

ilir demalia

Vetë pozicioni dhe vendndodhja e atij teatri mbrapa godinës MPB, nuk është vend për të ndërtuar një teatër dinjitoz kombëtar siç e kanë, (për mos shkuar larg në Perëndim apo Moskë) por në fqinjët tanë Serbi, Mal I Zi, Maqedoni, Greqi. Pra teatri kombëtar duhet të ketë pamje dhe jo I fshehur pas bythës MPB.

Ai teatër është fizikisht i mbaruar me kohë. Mbaj mend para se të largohesha nga Shqipëria në 1990, skena kërcite kur ecje dhe duhet të ruheshe mos hynte këmba ne ndonjë dërrase të çare. Për mos u zgjatur, ajo godinë është një karakatinë si një strehë minjsh…

Ajo godinë duhet shembur e gjitha dhe të ruhet hapësira e saj dhe të ndërtohet ashtu siç ka qenë, me të njëjtën arkitekturë, identik siç është me oborrin e saj dhe pishinën. Kjo është plotësisht e mundshme për tu bërë. Gjermania ka ndërtuar qytete të shkatërruara nga bombardimet e luftës dytë dhe i ka ngritur siç ishin jo më një teatër si teatri ynë mbrapa Ministrisë së Punëve të Brendëshme

Është detyrim i shtetit ta bëj këtë, jo për artistët, por për historinë e një kryeqyteti dhe fillimet e teatrit të këtij kryeqyteti. Aty janë vënë dramat Toka jonë (që nuk u bë kurrë e jona) Cuca Maleve, Dasma, Komunistët, gjithë shfaqjet në shërbim të regjimit dhe demaskimit borgjezisë dhe perëndimit. Kjo është historia jonë. Duke dashur ta zhdukim do të na përsëritet dhe ka filluar përsëritja me rrafshimin e gjithçkaje dhe ndërtimin e një bote të re nga Edi Rama! I cili po na përsërit vallen e vjetër me banditë të rinj, që nuk po pushkatojnë, burgosin dhe internojnë me luftë klasash, por e kanë shkatërruar kryeqytetin dhe Shqipërinë duke shpalosur manierat e tij me krimin që e rrethon ashtu si edhe paraardhësit e tij, ku po i bëjnë shqiptarët të ikin nga sytë këmbët.

Pse erdhëm këtu?

Ku ishin artistët, kur shembej blloku me vilat?

Ku ishin artistët, kur shembeshin vilat e Tiranës duke shkatërruar gjithë arkitekturën, urbanistiken ,fizionominë dhe bukurinë e një qyteti të paqshëm që e filloj Enver Hoxha me Spiro Kolëkën me Pallatet e Shallvareve dhe po e gropos Shallvarja kryeministër me monstrat e betonit shumëkatëshe?

Ku ishin artistët, kur shembej Kinema 17 Nëntori, një tjetër godinë me vlerë jo vetëm si arkitekturë por edhe historike ku janë bërë gjyqet special në 46-47 ku dënohej ajka e dijes dhe përparimit shoqëror si fashiste apo borgjezë, agjentë të perëndimit? Aktorët më pas do ti luanin me pasion në teatër e film si personazhe negative!

Ku ishit ju, ku teatri nuk është kurrgjë, është  një hiç, kur shembej Stadiumi Kombëtar i Futbollit që shkatërroj jo vetëm një bukuri arkitektonike (një fasadë që bota i ruan dhe i mirëmban me fanatizëm) por edhe prishi gjithë harmoninë e atij kompleksi aq madhështor?

Kjo ishte ndjeshmëria juaj dhe revolta juaj për të bukurën dhe trashëgiminë që sot po na qani për një barakë pupuliti dhe po na bëni monologje?

Jo të dashur artistë, intelektualë! Ju keni rënë në gropën që keni përgatitur vetë, si paaftësi për të krijuar art.  Konformizmi  juaj bandat politike të këtij tranzicioni duke u konfirmuar dhe duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh për të gjithë këtë katrahurë, për një rrogë lëmoshë se për art nuk bëhet fjalë ju ka sjellë këtu. Dhe jo vetëm ju. Kur kërkon lëmoshë, lëmoshë merr duke u nëpërkëmbur.

Megjithatë, në këtë situate, unë mbështes artistët, jo për artin e tyre, por për historinë dhe trashëgiminë e atij kryeqyteti ku jam lindur dhe rritur dhe kam kujtimet e mija të fëmijërisë e rinisë  me atë teatër dhe ata artistë qoftë për mire qoftë për keq.

Teatri, siç ceka dhe më lartë duhet të shembet dhe të ndërtohet po njësoj dhe ti kalohet Bashkisë së qytetit si godinë. Aktorët duhet ta marrin teatrin dhe të krijojnë me zgjedhje një bord administrative dhe artistik dhe të mbajnë veten e tyre me shfaqje dhe ….. punë e tyre. Por shteti nuk ka detyrime nga taksapaguesit të paguaj dhe të japë fonde për aktorët dhe për regjisorët apo filmat.  Ky është kapitalizmi dhe shoqëria e tregut të lirë që keni kërkuar dhe ju të dashur artistë! Në qoftë se doni sistemin e akoma pa kaluar rrinë nën lëmoshën qeveritare. Luftoni për këtë se do të jeni dhe më kreativë dhe më të lire dhe nuk do të keni nevojë të qani dyerve të administrative shtetërore të bandave të radhës. Në perëndim dhe veçanërisht këtu në Amerikë, arti e mban sa më larg shtetin dhe nuk e lejon ti afrohet. Kjo është liria artit dhe arti I lire që zhvillon hapësirat krijuese. Përndryshe, në gropën e miut do ngordhni duke hedhur çapat e lodhur nga  zyra e ministres së antikulturës Kumbaro, tek një zv/ ministre nga Kosova që duhet ti vijë turp, të gjithë artistëve dhe paturpësisë kryeministrore, jo se është nga Kosova, por një zv/ ministre që tregoj në emisionin e 360 gradë, për ta thënë bukur me që kemi një femër dhe nga Kosova, një mosnjohje totale të problemeve të artit  dhe kulturës shqiptare.

Po e mbyll me fjalët e Konicës kur thoshte në një intervistë dhënë në “Gazeta e re” në Tiranë 17 nëntor 1928 faqe1

“Hapni një penxhere në Tiranë dhe hidhni një sy jashtë: Ku mund të ketë një natyrë çuditërisht më të bukur se sa brigjet e kaltëra që posi një varg safirësh e amethystesh të mëdha e rrethojnë Tiranën?!

Një vit më vonë në shkrimin “Shqipëria si mu duk” në gazetën Dielli më 25 tetor 1929 do vazhdonte: Ky vend, vërtet është I bekuar me njëmijë bukurira, por është I shkelur nga një turmë që ushqen një fare urrejtje kundër bukurisë”

Shënim, citimi Konicës, marrë nga libri Ilir Ikonomit Faik Konica Jeta në Ëashington. Faqe 49

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura