De Biazi “spiunon” te spanjollët: Shqipëria do jetë “bunker”

Oct 6, 2017 | 19:31
SHPËRNDAJE

Nëse ka një person që e njeh mirë Kombëtaren shqiptare ai është Xhani De Biazi. Ish-trajneri i kuqezinjve ka bërë një parashikim për sfidën e sotme që do të luhet në stadiumin “Hoze Riko Perez” mes Spanjës dhe Shqipërisë duke thënë se ekipi i Panuçit do të qëndrojë i mbyllur dhe do të tentojë ta godasë kundërshtarin me kundërsulm.

de biazi

Në një reagim për “Radio Marca” ai zbulon strategjinë e shqiptarëve tek spanjollët. “Shqipëria do të tentojë të bëjë një ndeshje të mbyllur dhe do të tentojë të dalë në sulm duke përdorur shpejtësinë. Spanja është një skuadër e fortë dhe e pabesueshme. Të gjithë e dinë që do të jetë ndeshje e vështirë”, tha italiani.

Më tej ai foli edhe për Alavesin dhe tregon një herë tjetër arsyen pse u largua nga Shqipëria. “U largova sepse ëndrra ime për t’u kualifikuar në Botëror përfundoi. Alavesi? Nuk e di nëse është rastësi apo fat që fitova ndeshjen e parë. Duhet t’u jap shumë besim lojtarëve dhe të largoj presionin që kanë. Unë jam nga ata trajnerë që duan të nxjerrin maksimumin nga lojtarët e tyre”, përfundoi De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura