“Çmendet” moti në Itali/ Dëbora bllokon rrugët, në disa zona pezullohet transporti hekurudhor. Shikoni fotot

Dec 6, 2020 | 15:54

Italia po përballet me një mot të keq, ku shumë zona janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe të shiut.

094650258-64ba4e7d-6fef-4198-aec5-29e94a4e356f

Siç raportojnë mediat italianë ne disa zona si Friuli-Venezia Giulia dhe në Provincën Autonome të Bolzanos është dhënë alarmi i kuq.

Ndërsa shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve. Po ashtu ka pasur edhe reshqitje dherash per shkak te reshjeve te shiut.

Një alarm i verdhë u lëshua gjithashtu në disa zona të Lombardisë, Liguria, Marche, Lazio, Toskana dhe Bazilikata.

Për arsye sigurie në zonat më të prekura nga moti i keq është pezulluar edhe transporti hekurudhor.

094651798-f94c1e71-fc1a-445f-bb91-47414c0e8857

094330988-4a981715-042f-4a0a-84b0-086b46f7bd5d 094331544-0dbf1486-7c78-425a-90b7-6e8fab1d7382 094650258-64ba4e7d-6fef-4198-aec5-29e94a4e356f 094651798-f94c1e71-fc1a-445f-bb91-47414c0e8857 094652158-ed9c8a9a-22f2-4327-871c-62032ac4c6c1

 

© Panorama.al

Te lidhura