“Çizmja vetëm fillimi”, Rama i përgjigjet kërcënimit të Kryemadhit: Monika më kujton…

Dec 29, 2017 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe sot për sulmin me çizme që i bëri kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila madje, përsëriti disa herë se ajo çizme ishte vetëm fillimi.

Pyetjes për kërcënimet e bëra nga LSI-ja, nga Kryemadhi dhe Vasili, që kanë përmendur një fund si Esat Pasha, Rama u përgjigj, jo pa ironi:

“Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës se Avni Rustemin me thënë të drejtën”- tha ai.

A ka frikë nga Reforma në Drejtësi? Rama: Problemi im është si …

Nje dite pasi deklaroi se Reforma ne Drejtesi do bëjë që politikanët të paguajnë për atë që kanë bërë këto 20 vite në politikë, Rama u pyet sot nga mediat, nese ai ka ndonje merak per veten.

rama2

Rama u pergjigj keshtu: Nuk ka rëndësi se çfarë them unë. Fjala ime është në konflikt interesi. Rëndësi ka çfarë thotë drejtësia për këdo. Kështu që ju keni dëgjuar shumë politikanë t’i bien gjoksit për të treguar virgjërinë e tyre, unë nuk hyj te ata se nuk ka asnjë kuptim.

Por di një gjë: reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur në kuptimin e një prej pikave fikse në idenë time se si mund e duhet të bëjmë shtet këtu dhe për këtë arsye kam insistuar të futet në programin e PS dhe pse reforma kërkonte ndryshime kushtetues e në radhë të parë.

Kam qenë i bindur se ka qenë një reformë që i ka ardhur koha dhe gjërave që u ka ardhur koha është e pamundur ti bllokosh. Në këtë pozicion, siç e kanë bërë gjithçka që kanë pasur për ta garantuar reformën në drejtësi, do të bëj gjithçka.

Nëse kjo tregon se unë kam frikë nga drejtësia, ky nuk është problemi im. Problemi im është si të bëhet në këtë vend e mundur që të ndahet zullumi dhe të mos vazhdojë historia, të gjithë janë njësoj, të gjithë janë të zhytur në zullim. Kjo është e neveritshme dhe e papranueshme. Mënyra për ta zgjidhur është të kemi një drejtësi që të ndajë qartësisht të vërtetën nga gënjeshtra, fajin nga akuzat.

Pyll pa derra nuk ka. Partite politike nuk pergjigjen nese ka apo jo derra mes tyre por per menyren si reagojne kur derrat zbulohen, per ne nuk ka ekuivok ne kete pike, duam ta ndajme historine e Shqiperise ne dysh, kur je i joni je i ndershem dhe kundershtar je i te gjitha te zezave, keto i percakton drejtesia. Politikanet jane per te zbatuar ato per te cilat i zotohen njerezve dhe per t’iu pergjigjur para ligjit per gjithcka, qofte edhe kur akuzohen pa te drejte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura