Cristiano Ronaldo fiton ‘Topin e Artë’ 2014-të. Joakim Lëv shpallet trajneri më i mirë

Jan 12, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo – fitues i çmimit “Topi i Artë” 2014

UPDATE-Cristiano Ronaldo është shpallur fituesi i çmimit “Topi i Artë” për vitin 2014-të.

Ceremonia u zhvillua mbrëmjen e së hënë në Cyrih të Zvicrës, ndërsa kandidatë për këtë trofe ishin, Lionel Messi, Manuel Neuer dhe Cristiano Ronaldo.

Fillimisht, ceremonia nisi me një homazh për gazetarët e vrarë në atentatin terrorist që ndodhi në mesjavë në Paris, pranë revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Gjatë ndarjes së çimeve, trajenri i kombëtares gjermane të futbollit, Joakim Lëv, u shpall trajneri më i mirë për vitin 2014-të. Ndërsa çmimin si trajneri më i mirë për ferma, e mori Ralf Kelerman në drejtimin e ekipit të Volfsburgut.

Përpos Topi të Artë, gjatë mbrëmjes u ndanë edhe shumë çmime tjera, si goli i vitit, formacioni i vitit dhe disa çmime tjera.

 Fituesit e FIFA-s

Çmimi “Topi i Artë” 2014
 

Cristiano Ronaldo – Fitues
 Lionel Messi – kandidat
Manuel Neuer- kandidat

Joakim Lëv (Gjermani)

Çmimi për trajnerin më të mirë:

Joakim Lëv (Gjermani) – Fitues
Karlo Ançeloti (Real Madrid)
Diego Simeone (Atl.Madrid)

Çmimi për trajnerin më të mirë të femrave:
Ralf Kelerman (VL Volfsburg), – Fitues
Maren Meinert (Gjermani U20)
Norio Sasasaki (Japoni).

Çmimi Fair Play:

14 000 vullnetarët që morën pjesë në Kupën e Botës që u mbajt në Brazil

Çmimi goli më i mirë:

-Jamez Rodrigues- Fitues

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura