Çako në SHBA: Njohja me teknologjitë dhe metodat e përparuar

Oct 22, 2017 | 20:16
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako merr pjesë  në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA.

Çako takon Drejtorin e Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare  të ShBA-ve. Po gjatë ditëve të konferencës Çako do zhvillojë të tjera takime të rëndësishme në interes të Policisë së Shtetit.

22773260_10155646857988260_2014282504_n

Gjatë pjesëmarrjes në  Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të   Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA,  Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare  të ShBA-ve, Director International Operations Homela d Security Investigations.

22752260_10155646858113260_1753852023_n

Gjatë takimit, Z. Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e  deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te ShBA-ve   sidomos në rastet e parandalimit dhe  hetimit të krimit kibernetik  dhe  në veçanti në  parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.  Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.

Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike .  Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik , me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së  Shtetit  Haki Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.  Konferenca është duke vijuar  punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  do zhvillojë  të tjera takime  bilaterale .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura