Atentat shqiptarit në Spanjë, 33-vjeçari qëllohet me 5 plumba në një qendër tregtare. Detajet e ngjarjes

Apr 14, 2024 | 9:12
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Spanjë në qytetin Marbella.

shqiptar spanje

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:40, ndërsa shqiptari ka marrë 4-5 plumba me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Qendra tregtare ku ka ndodhur ngjarja në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në larjen e hesapeve mes bandave.

Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura