Arrestimi i agjentit të Operacionales, zbulohet periudha kur e transportoi me automjet Ervis Martinajn! Si u vu në lëvizje policia pas dëshmisë së Dumanit

Aug 24, 2022 | 10:54

Ervis Martinaj lëvizte i lirë gjatë kohës kur ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” dhe transportuesi i tij duket se ka qenë pikërisht një punonjës policie.

1652985275_dumanimartinajdokle
Ervis Martinaj, Nuredin Dumani dhe Endrit Dokle

Agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami u arrestua ditën e sotme nga policia e Shtetit pasi akuzohet se kishte transportuar Martinajn me automjet gjatë kohës që ai ishte i shpallur në kërkim.

Sipas News 24, ka dyshime se Lami kishte ndihmuar të shumë kërkuarin të lëvizte lirshëm pikërisht pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili në dëshminë e tij implikoi Ervis Martinaj duke i thënë hetuesve se kishte marrë prej tij një porosi me faturë 500 mijë euro për të ekzekutuar Endrit Doklen.

Megjithatë Dumani tha se nuk e kishte kryer atentatin ndaj Dokles, edhe për shkak të rrethanave duke qenë se Dokle nuk lëvizte asnjëherë pa masa të shtuara sigurie rreth vetes.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.

Ervis Martinaj pak ditë më parë u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij të cilët i thanë policisë se prej ditësh nuk kishin pasur asnjë kontakt me 41-vjeçarin duke theksuar se ishin njoftuar edhe nga një njeri i besuar i tij i cili jetonte jashtë Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura