Arbana: Vishem nuse për punë, në jetë asnjëhere

Jun 4, 2011 | 13:01
SHPËRNDAJE

Nuse për herë të parë, por një nuse thjesht për sfilatë. Pas kaq vitesh të sfilatës së nuseve që organizohet nga “Geraldina Sposa”, Arbana Osmanin e shohim për herë të parë nuse që sfilon në pasarelë. Edhe pse pak e dinë që statusi i prezantueses së njohur të “Big Brother” në “Top Channel” dhe programeve të tjera televizive është “E martuar” prej dhjetë vitesh, ajo nuk ka organizuar ndonjë ceremoni martese për veten dhe as nuk ka ndërmend ta organizojë një të tillë. Kjo, për faktin pasi siç ka pohuar vetë ajo për “Panorama Plus”, Arbanës nuk i pëlqejnë ceremonitë e dasmës dhe nuk ka plan të shfaqet ndonjëherë nuse me vel në sytë e tjerëve. Por, deri tani u ka dhënë rëndësi letrave, prandaj, lidhjen e saj të dashurisë dhjetëvjeçare me Arditin, djalin nga Tirana me profesion financier dhe që nuk ka lidhje me botën e televizionit, e ka celebruar në heshtje. Edhe pse ata kishin një lidhje disavjeçare bashkë, vetëm këto vitet e fundit historia e tyre u bë publike, pasi u fotografuan në festën e “Top Albania Radio-s”, që përkon me Ditën e Shën Valentimit dhe, po ashtu në ditëlindjen e saj, që Arbana preferon ta festojë çdo vit me kolegët e “Top Channel”. Në këto festa, paparacët arritën të fotografonin disa herë Arbanën me të dashurin e saj 8 vite më të madh në moshë. Gjithsesi, prezantuesja është kujdesur ta ruajë lidhjen jashtë syrit të medias, ndërsa shumë pak persona e kanë ditur që historia e tyre ishte celebruar që në fillimet e saj dhe ata tashmë jetojnë bashkë si të martuar. “Në lidhje me sfilatën e mbrëmshme, ajo ka pohuar “Për  mua personalisht, veshja e fustanit të bardhë nuk ka ndonjë simbolikë të rëdësishme. Unë jam kundër instrumentalizimit të një ndodhie kaq personale siç është lidhja me njeriun e jetës, për ta bërë si show për të tjerët”. Më  tej,  ajo shton se “nuk kam dashur që të bëj show me ndjesitë e mia më intime, ndaj për këtë arsye nuk më pëlqejnë dasmat dhe kemi zgjedhur të mos bëjmë dasmë. Sfilata e “Geraldina Sposa” është përveçse punë për mua, edhe plotësimi i dëshirës se mamasë sime e mikeshave të ngushta, të cilat nuk e di pse, po kanë pasur gjithmonë qejf të më shihnin të veshur me fustanin e bardhë”, ka pohuar Arbana. Prezantuesja ka provuar një emocion të veçantë, ndërsa ka sfiluar e veshur me një fustan nusërie të thjeshtë, sipas zgjedhjes së organizatorëve të sfilatës.

Matilda Mecini, e para modele që sfilon shtatzënë

Në sfilatën e së premtes mbrëma bëri përshtypje në pasarelë shfaqja e një modeleje shtatzënë, pikërisht përfaqësueses së Shqipërisë në “Miss Univers”, Matilda Mecini. Në pritje të një bebeje djalë, Matilda ka sfiluar në muajin e tetë të shtatzënisë dhe kështu do të mbahet mend si modelja e parë shtatzënë në sfilata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura