APELI/ Grupi i të rinjve ka mbetur i bllokuar në Spanjë: Na ndihmoni, duam të kthemi në Shqipëri. Këtej po behet nami. Ambasada vetëm po na gënjen

Mar 26, 2020 | 18:55
SHPËRNDAJE

Spanja koronavirusiNjë grup të rinjsh shqiptarë bëjnë apel për ndihmë për t’u kthyer në Shqipëri, pasi kanë mbetur prej disa ditësh të bllokuar në Spanjë.

Të rinjtë kontaktuan redaksinë e Gazetës Panorama Online, ku kërkuan që të behet publike problematika e atyre, pasi duan të kthehen në atdhe për shkak se gjendja në Spanjë sipas tyre po behet problematike dita-ditës.

Panorama Online konfirmuar identitetin e tyre dhe të rinjtë janë nga mosha 27 dhe 33 vjeç. Ata bëjnë të ditur se po qëndrojnë në aktualisht në Barcelonë dhe se kanë patur kontakte me ambasadën shqiptare, por që sipas tyre nuk po u jep zgjidhje problematikës.

 “ Na u dogjën dy bileta më datë 16 dhe datë 20 mars. Jemi pa letra, por s’kemi hallin e djegies së pasaportës. Këtej po bëhet nami, 500 të vdekur çdo ditë. Ambasada vetëm na gënjen, jo do behet udhëtimi këto ditë. Po u bë një javë. Këtej po behet me keq se në Itali”, thekson njëri prej djemve, i cili kërkon të mos t’i bëhet publik identiteti për të mos bërë merak familjen në Shqipëri.

Të rinjtë pohojnë se për momentin po qëndrojnë në një apartament turistik për dy javë, por që duan të kthehen pranë familjeve të tyre./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura