Aksioni kundër informalitetit, kontroll bizneseve të mëdha

Sep 22, 2017 | 8:48
SHPËRNDAJE

Sipërmarrjet e mëdha do të jenë në shënjestër të betejës kundër informalitetit. Aksioni i paralajmëruar më herët nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, do të nisë më 1 tetor. Ndonëse vëmendja do të jetë e përqendruar te kompanitë e mëdha, skanerit nuk do t’i shpëtojnë as bizneset e vogla.

Arben ahmetaj

Gjatë një vizite në një sipërmarrje prodhuese në fush- ën e artikujve ushqimorë, Ahmetaj tha se do të ushtrohen po ashtu kontrolle për kuponët tatimorë, regjistrat fiskalë, inventarët dhe sigurinë në punë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në dy fazat e mëparshme, bizneset do të kenë kohën e tyre të reflektimit. Çka do të thotë se ato mund t’u paraprijnë inspektimeve duke bërë deklarimet në mënyrë vullnetare.

“Aksioni fillon më 1 tetor. Institucionet, Tatimet, Doganat dhe Inspektorati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentet që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar te vullnetarizmi, duke u bazuar te transparenca ndaj punës. Fokusi do të jenë sipërmarrjet e mëdha, por pa lënë jashtë vë- mendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël, pra kuponët tatimorë, regjistrat fiskalë, inventarët, punësimin e sigurinë në punë”, tha ministri, i cili paralajmëroi tolerancë zero ndaj evazionit, duke bërë të ditur se plani i masave që do të zbatohet do të konkretizohet në ditët në vijim. Ndërkohë që e gjithë puna do të jetë e koordinuar, duke mos lënë asnjë hapësirë për shmangie apo abuzim.

“Ne do të angazhojmë në mënyrë të koordinuar të gjitha institucionet rregullatore dhe kontrolluese të tregjeve, për të targetuar në mënyrë me efikase dhe eficiente shkelësit e ligjit. Zhvillimi dhe aplikimi i mëtejshëm i teknologjive të informacionit, ndërkomunikimi i sistemeve të administratave, si dhe koordinimi i punës së njësive të analizës dhe inteligjencës do të jenë në qendër të qasjes sonë ndaj luftës kundër informalitetit”, ka bërë me dije më herët Ahmetaj nga foltorja e Parlamentit.

REFORMA

Paralelisht me këtë aksion do të nisë edhe reformimi i administratës publike. Në jo pak raste kjo e fundit ka qenë burim ankesash nga qytetarët dhe bizneset për shkak të vonesave e burokracirave. Ndërsa e cilësoi përmirësimin e shërbimeve si prioritetin kryesor të Qeverisë në këtë mandat të dytë, ministri i konfirmuar i Financave shtoi se nëpërmjet kësaj reforme synohet jo vetëm eliminimi i burokracive, por edhe shkurtimi i kohës dhe kostove për publikun.

“Po në muajin tetor, Qeveria ndërmerr paralel me fushatën antiinformalitet atë që quhet reforma e derregulimit. Është një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtë- zuar autorizimet, licencat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta. Pra, po ecim në dy korsi të rëndë- sishme. Korsia e antiinformalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-s, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore. Tani bëjmë një përpjekje të re nëpërmjet planit shumë të detajuar të derregulimit që kemi mundësi ta shpallim gjithashtu në tetor”, përfundoi ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura