
TIRANË- Florije Peci dhe Eriselda Gubere janë nisur sot me një avion ambulancë drejt Austrisë ku pritet t’i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.
Një ambulancë i ka transportuar vajzat drejt aeroportit “Nënë Tereza”, i cili ka mbërritur në Shqipëri enkas për transportimin e dy të plagosurave rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës.
Mësohet se dy vajzat do të marrin trajtim në dy spitale të ndryshme në Vjenë.
Njoftimi për transportimin e tyre drejt Vjenës, është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë.
Ministri Vasili tha se falë një bashkëpunimi me ambasadën austriake do të bëhet e mundur që dy vajzat të transportohen në Austri në klinika të specializuara.
“Kemi arritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri”- tha ambasadori.
© Panorama.al











