Upssss, Aguilera “turpërohet” në funeralin e Etta James

Jan 30, 2012 | 20:37

Christina Aguilera  duhet të ketë qenë nën presion të madh emocional gjatë interpretimit të saj në funeralin e legjendës Etta James.

Ajo bëri një paraqitje fantastike sa i përket interpretimit të saj, por duket se diçka nuk shkonte tek këmbët.

Rezultati ishin disa vija të pakëndshme. Aguilera e kishte kuptuar problemin përpara se të niste interpretimin, pasi u përpoq të fshinte diçka me mëngët e xhaketës së saj, por që nuk ia doli.

Ajo interpretoi një nga këngët më të njohura të Etta James “At Last” Pavarësisht incidentit, ylli i “Genie in A Bottle” pati një paraqitje të përzemërt në funeral.

© Panorama.al

Te lidhura