Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në sallën e reanimacionit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© Panorama.al














