“40 milionë dollarë për shpërblimet e fundvitit”- Ministrja e Financave: Anulohen gjobat e vendosura për…

Dec 15, 2021 | 13:18
SHPËRNDAJE

brahimajMinistrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se bonusi i fundvitit për pensionistët në Shqipëri nuk do të jetë më një pikëpytjet.

“Pra bonusi i fundvitit do jetë i alokuar që në buxhetin e vitit 2022”, tha ministrja në konferencën për mediat pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Ministrja dha detaje edhe për shumën e shpërblimeve që do të jepen në fundvit për pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me paaftësi.

“Miratuam projekt vendimin për shpërblimet e fundvitit për gjithë kategoritë e pensionistëve, janë 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e miratuar sot, me një vlerë 3.5 mld lekësh për pensionistët, dhe 400 mln lekësh për gjithë kategoritë e tjera.

Janë afro 40 milionë dollarë qe alokohen për shpërblimet e fundvitit për pensionistët, për personat me ndihmë ekonoikme dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha ministrja.

Gjithashtu ministrja lajmeroi se sot eshte miratuar “një ndryshim për ligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, afati për regjistrimin e pronarëve përfitues shtyhet në 1 prill 2022 dhe gjithë gjobat e vendosura do të anulohen e do rimbursohen ato që janë paguar”.

© Panorama.al

Te lidhura