Lëvizje surprizë te Prishtina, Afrim Tovërlani nuk do të jetë më trajner i bardhebluve të kryeqyteteti teksa ka dhënë dorëheqjen, pas difastës ndaj Ferizajt me rezultatin 3 me 0.

Tovërlani mori drejtimin e Prishtinës më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kureshtje se cili do të jetë trajneri i ri i Prishtinës.
REAGIMI ZYRTAR I PRISHTINËS:
Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











