ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar firmos me Napolin

Feb 11, 2026 | 20:24

Futbollisti shqiptari i Kosovës, Adam Hasani është bërë me skuadër të re, teksa së fundmi ka firmosur me klubin e Napolit në Itali.

HA4GM8PaEAA3S7u

17-vjeçari bën një hap të madh në karrierën e tij, teksa fillimisht do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Napolit, me shpresën që do të arrijë të bëjë kapërcimin e madh për te ekipi i parë.

Anësori 17-vjeçar ishte më parë pjesë e Sampdorias, ku falë paraqitjeve të tij fitoi edhe ftesën nga trajneri Adil Maliqi për t’u bashkuar me përfaqësuesen U19 të Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura